U mbajt mbledhja e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC
Në datat 30-31 mars, në UFAGJ është zhvilluar mbledhja e Quality Board në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC: Quality development of international cooperation and project management. Në takimin ku morën pjesë përfaqësues nga18 parterët e projektit, qëllimi ishte të vlerësonte të arriturat e tre viteve të implementimit të projektit QUADIC nga të gjitha institcionet e arsimit të lartë.
Në takim nga Universiteti ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë, morën pjesë Prorektorja Merita Shala, dhe profesoreshat Fatbardha Hoxha dhe Albana Sadiku. Në takimin dy ditor, janë diskutuar raportet e cilësisë nga realizimi i aktiviteteve të projektit nga secili partner i projektit.
Projekti QUADIC, ka ofruar një platformë tejet efikase të komunikimit dhe rritjes së kapaciteteve të universiteteve në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve.