U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Institutit të Fakultetit të Gjeoshkencave
Në mbledhjen e dytë të Këshillit të Institutit të Gjeoshkencave (IGJ) të mbajtur me daten 06.01.2023, MSc. Ass. Arber Zeqiraj, PhD Cand., u zgjodh Sekretar i Institutit të Gjeoshkencave në kuadër të Fakultetit të Gjeoshkencave. Në këtë mbledhje të thirrur nga Drejtori i Institutit, Prof. Ass. Dr Gzim Ibishi, u prezantua edhe plani i punës për zhvillim të brendshëm të Institutit. Kryesuesi së bashku me anëtaret e Këshillit të IGJ-se aprovuan planin e punës duke kontribuar me komente dhe propozime konkrete.
Dekani, Peci, shprehu kënaqësinë e tij për dinamiken e shpejtë të punës së Institutit duke nisur me hartimin e rregulloreve të brendshme, funksionalizimin dhe akreditimin e laboratorit të IGJ-së dhe promovimin e Institutit në institucione përkatëse. Gjithashtu, Dekani iu uroj zgjedhjen e Sekretarit të Institutit.