Trupi Keshilledhenes

U mbajt mbledhja konstituive e Trupit Këshillëdhënës në FIMK

Është mbajtur të mërkurën mbledhja konstituive e Trupit Këshillëdhënës të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) të themeluar ditë më parë. Në mbledhje u diskutua për rolin dhe punën e Trupit Këshillëdhënës, ndërsa kryetar u zgjodh Arben Zeqiri.

Pas mbledhjes ku ishte i pranishëm dekani, prof.asoc.dr. Faton Merovci si dhe anëtarët tjerë të Trupit Këshillëdhënës, u vizituan hapësirat brenda FIMK-ut, përkatësisht laboratorët. Në Trupin Këshillëdhënës që është themeluar para disa ditësh, përveç menaxhmentit ka edhe përfaqësues nga institucionet tjera si dhe bota e biznesit.