U mbajt mbledhja konstitutive e Këshillit Drejtues
Të martën ( 27 korrik 2021) u mbajt mbledhja konstitutive e Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Pas verifikimit të mandateve të katër anëtarëve të KD-së të emëruar nga MASHTI: Prof.dr.Agron Dida, Prof.dr.Salem Lepaja, Prof.dr. Gazmend Kaçaniku dhe Prof.dr. Ilir Mazreku, u zgjodh kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i KD-së.
Kryesues i KD-së u zgjodh, Prof.dr. Salem Lepaja, kurse, Prof.dr.Gazmend Kaçaniku, u zgjodh zëvendëskryesues. Prej tetorit sipas Statut të ri të UIBM, KD-ja do të ketë shtatë anëtarë.
Pas përfundimit të mbledhjes, kryesuesi, zëvendëskryesuesi si dhe anëtarët e KD-së, të shoqëruar nga rektori, prof.dr. Alush Musaj, vizituan kampusin universitar, ku panë për së afërmi objektet, amfiteatrot dhe hapësirat tjera universitare.