U mbajt mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues
Është mbajtur të premten mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Pas verifikimit të anëtarëve të KD-së, kryesues u zgjodh, Prof. asoc. dr. Salem Lepaja, ndërsa zëvendëskryesues, Prof. asoc. dr. Gazmend Kaçaniku.
Sipas Statutit të ri të UIBM, Këshilli Drejtues ka 7 anëtarë, prej të cilëve 4 zgjedhën nga Senati dhe 3 nga MASHTI. Anëtarët e KD-së të zgjedhur nga Senati janë: Prof. asoc. dr. Valdet Gjinovci, Prof. asoc. dr. Halil Bajrami, Prof. ass. dr. Ylber Januzaj dhe Ass. Fatbardha Hoxha. Ndërsa anëtarët e KD-së të emëruar nga MASHTI janë: Prof. asoc. dr. Salem Lepaja, Prof. asoc. dr. Gazmend Kaçaniku dhe Ass.dr. Ilir Mazreku.