KD

U mbajt mbledhja konstitutive e Këshillit Drejtues

Dr. Albana Rexha, është zgjedhur kryesuese, ndërsa prof.asoc.dr. Avni Islami, zëvendëskryesues i Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ky vendim është marrë të hënën në mbledhjen konstitutive të KD-së, ku fillimisht janë verifikuar mandatet e anëtarëve.

Për mandatin 3-vjeçar anëtarë të KD-së nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) janë zgjedhur: Dr. Albana Rexha, Prof.asoc.dr. Avni Islami dhe  prof. Kujtim Uka, ndërsa nga Senati: Prof.asoc.dr. Flora Ferati, Prof.asoc.dr. Valdet Gjinovci,  Prof.dr. Behxhet Shala dhe Prof.asoc.dr. Besim Gollopeni.

Rektorja, prof.dr. Nurten Deva, ju ka uruar suksese drejtuesve dhe anëtarëve të KD-së, duke pasur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë.