U mbajt online Konferenca e Rektorëve
Konferenca e Rektorëve ka mbajtur të premten takimin e radhës online, ku u diskutua për procesin e akreditimit të programeve studimore. Gjithashtu u diskutua edhe për vazhdimin e provimeve të studentëve për afatin e qershorit në situatën e vështirësuar nga pandemia me Covid-19.
Rektorët u dakorduan që të shtohen maksimalisht masat e sigurisë nëpër objektet universitare, në mënyrë që të mund të përfundojnë provimet. U shtrua edhe mundësia e organizimit të universiteteve për filimin e vitit të ri akademik në formatin online, nëse nuk kalon pandemia Covid -19.
Në Konferencën e Rektorëve u fol edhe për situatën e rëndë të krijuar në muajt e fundit si në shëndetësi, në ekonomi dhe në politikën e Kosovës dhe ajo do të miratojë një deklaratë për unitetin e klasës politike në të mirë të interesit nacional.