U mbajt punëtoria: “Diskutim mbi mirëkuptimin e ndërsjellë dhe promovimin e dialogut”
Rreth 20 studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), kanë marrë pjesë të martën në një punëtori të organizuar nga OSBE-ja me temë: “Diskutim mbi mirëkuptimin e ndërsjellë dhe promovimin e dialogut”. I pranishëm në këtë punëtori ishte edhe Zyrtari i Lartë i Qendrës për Zhvillim të Karrierës, Alban Fazliu, i cili ka falënderuar OSBE-në për këtë organizim.
Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të qenë pranë studentëve në aktivitete të ndryshme, të cilat janë me interes për ta. “Ne vazhdimisht i inkurajojmë studentët që të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme që ofrojnë mundësi për ngritjen tyre profesionale, por edhe të tilla me interes për shoqërinë”.
Një ligjëratë për promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe promovimin e dialogut, e ka mbajtur Valbone Dermaku, këshilltare për Drejtat e Njeriut në OSBE. Më pas studentët janë përfshirë me pyetje rreth temës së trajtuar.