Punetoria

U mbajt punëtoria me temë: “Pedagogjia Ligjore”, me stafin akademik dhe studentët e Fakultetit Juridik

Më 13 dhe 14 nëntor, në UMIB, është mbajtur punëtoria me temën: “Pedagogjia Ligjore”, me stafin akademik dhe studentët e Fakultetit Juridik. Punëtoria është organizuar nga “Ohio Northern University” (ONU) dhe është financuar nga Departamenti Amerikan i shtetit, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Stafi akademik dhe studentët falënderojnë profesorët nga “Ohio Northern University” për ndarjen e përvojës së tyre të shkëlqyer, sa i përket metodologjisë së ligjërimit duke filluar nga ligjërimi interaktiv, punës në grupe me studentë, studenti në qendër të vëmendjes e të tjera.

Secili pjesëmarrës ka marrë një certifikatë të përfundimit të punëtorisë.