Lidershpi

U mbajt “Punëtoria për lidership dhe zhvillim të ekipit në UIBM”

Anëtarë të Këshillit Drejtues, menaxhmenti, dekanë, mësimdhënës dhe zyrtarë të administratës kanë marrë pjesë në “Punëtorinë për lidership dhe zhvillim të  ekipit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM)”.  Punëtoria është udhëhequr nga Ahmet Shala, ekspert i angazhuar nga HERAS-i që ka mbështetur organizimin e këtij aktiviteti për dy ditë me radhë.

Rektori, prof.dr. Alush Musaj, ka falënderuar drejtuesit e HERAS-it për mbështetjen që po ofrojnë për zhvillimin e UIBM.  “Mbështetja që HERAS-i po ofron për universitetin tonë është e vazhdueshme dhe praktike, duke  bërë që ajo të jetë e prekshme për UIBM në të gjitha aspektet”, tha ai.

Ndërsa, Aqim Emurli nga HERAS-i tha se mbështetja për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë do të vazhdojë. Në këtë kontekst, specifikoi edhe bashkëpunimin me UIBM, duke vlerësuar përkushtimin dhe korrektësinë e drejtuesve të këtij insititucioni akademik.

Eksperti i angazhuar për këtë punëtori, Ahmet Shala, u shpreh shumë i kënaqur me lindershipin në UIBM. Ai shfaqi gatishmërinë për të qenë pranë këtij universiteti sa herë që vlerësohet se mund të ndihmojë me përvojën e tij.