Seminar

U mbajt seminari: “Shmangia e revistave të dyshimta dhe e konferencave të diskutueshme”

Mësimdhënësit e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) kanë marrë pjesë të premten në seminarin “Shmangia e revistave të dyshimta dhe e konferencave të diskutueshme”, të organizuar në kuadër të projektit projektit “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë (QAINT)”.   Qëllimi i mbajtës së këtij seminari ishte ofrimi i një përmbledhjeje të qartë rreth revistave të dyshimta dhe konferencave të diskutueshme, me këshilla e sugjerime për akademikët e rinj se si ata mund t’i shmangin ato.

Seminarin e udhëhoqi Valmir Krasniqi, ekspert i fushës, i cili prezantimin e ndau në tri pjesë: 1. Tiparet e revistave të dyshimta-grabitqare, 2. Mënyrat e shmangies së revistave të dyshimta-grabitqare dhe  3. Konferencat e dyshimta dhe diskutueshme dhe mënyrat e shmangies së tyre.

 Projekti për organizmin e këtij seminari që mbahet në të gjitha universitetet publike, financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga tri organizata partnere – Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Organizata për Rritje të Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe Qendra për Inovacion Shoqëror (ZSI).