U mbajt sesion informues me studentë për Programin Erasmus+
Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), janë njoftuar për procedurat e aplikimit në Programin Erasmus+ në një sesion të veçantë. Ky sesion u organizua pas hapjes së procedurave për aplikim për vitin 2020.
Studentët u ftuan që të bëhen e këtij programi, duke pasur parasysh mundësitë e mëdha që ofrohen. U potencua fakti se deri me tani nuk janë shfrytëzuar sa duhet këto mundësi, prandaj kërkohet një mobilizim më i madh në këtë drejtim.
Ndryshe ditë me parë, një sesion informues për këtë qëllim u mbajt edhe me stafin akademik të UMIB-it.