U mbajt sesioni informues për thirrjen për bursa (master) në BE
Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është mbajtur të mërkurën një sesion informues në lidhje me thirrjen që do të hapet për bursa për studimet e nivelit master në shtetet e Bashkimit Evropian për vitin akademik 2022/23. Thirrja do të hapet në kuadër të projektit “Young Cell Scheme” – raundi XIII.
“Young Cell Scheme”, e nisur në vitin 2004 është kthyer dhe do të vazhdojë të ofrojë një mundësi për studentët e rinj në Kosovë për të studiuar në universitetet më të mira në shtetet anëtare të BE-së, duke ofruar një bursë njëvjeçare, dyvjeçare dhe mundësinë për përfituesin të punojë për shërbimin civil të Kosovës, pas përfundimit të programit.
Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës dhe zbatohet nga Universiteti “Aristoteli” i Selanikut dhe INSP.