ASK

U mbajt sesioni informues  në lidhje me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka mbajtur të martën një sesion informues në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në lidhje me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2023). Të pranishëm në këtë sesion informues përveç studentëve ishin edhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.asoc.dr. Qazim Tmava dhe profesori, prof.asoc.dr. Bashkim Bellaqa.

Zyrtarët e ASK – së informuan të pranishmit për rëndësinë e projektit që ka të bëj me  Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. Megjithatë ata theksuan se ende nuk ka një datë të saktë për të nisur këtë projekt.

Në anën tjetër, ata theksuan rëndësinë që ka ky projekt për shoqërinë dhe për studentët në këtë rast. Ata ftuan studentët e UIBM që të bëhen pjesë e projektit, duke pasur parasysh mundësitë për punësim që do ta hapen.