Ses

U mbajt sesioni informues për “Global Engineer Girls Kosovo”  

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt të hënën një sesion informues për  “Global Engineer Girls Kosovo”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që studentet – aplikueset, të përfitojnë më shumë njohuri rreth “Global Engineer Girls Kosovo”, një nismë ndërkombëtare që inkurajon vajzat dhe gratë të eksplorojnë karrierën në STEM me fokus në inxhinieri.

Sesionin informues e mbajti, Bujar Gashi, nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun (Limak Kosovo International Airport J.S.C, Prishtina International Airport “Adem Jashari”). Ai ka dhënë detaje lidhur me këtë projekt që ofron mundësi për vajzat dhe gratë për të ndëtuar një të ardhme të suksesshme dhe të vetëmjaftueshme.

“Global Engineer Girls Kosovo” ju ofron vajzave dhe grave bursa, trajnime, mentorim, praktikë dhe mundësi karriere. Gashi gjatë prezantimit u fokusua në tri pika: Çka është “Global Engineer Girls”, kush mund të përfitoj nga kjo iniciative dhe procesi i rekrutimit.

Në sesion ishin të pranishme studente nga Fakulteti i Gjeoshkencave, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike. Në emër të UIBM, udhëheqësin e këtij sesioni informues e ka falënderuar Alban Fazliu, drejtues i Bibliotekës Universitare.