Policiaa

U mbajt sesioni informues për procesin e aplikimit në Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka mbajtur të enjten një sesion informues me studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) me temë “Përkrahja e kandidateve potencial për të aplikuar në Policinë e Kosovës, me theks të veçantë grave”. Studentët janë njoftuar për komplet procesin e rekrutimit. Gjithashtu atyre u janë shpërnda broshura udhëzuese rreth mënyrës së aplikimit dhe fazave të testimit.

Organizimin e këtij aktiviteti në UIBM e ka mbështetur edhe Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK). Zyrtari i lartë i QZHK-së, Alban Fazliu, tha se interesimi i studentëve ka qenë i mirë duke bërë që sesioni informues nga Policia e Kosovës të vlerësohet i suksesshëm.