Sesioni

U mbajt sesioni informues për projektin që ofron mundësi punësimi për studentet e inxhinierisë

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është mbajtur të mërkurën sesioni informues nga LIMAK (kompania qe menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”), për  mundësinë e bashkëpunimit dhe punësimit për studentet e fushës së inxhinierisë. Në këtë kuadër ka filluar realizimi i projektit “Global Engineer Girls” (GEG) në Kosovë, që ka për qëllim avancimin e studenteve që studiojnë në fushën e inxhinierisë.

Në këtë kontekst, studentet në nivelin bachelor do të jenë pjesë e programit pas aplikimit dhe intervistave. Ky program përfshinë ligjërata, trajnime dhe praktikë me mentor gjatë projektit, ku vajzat do të fitojnë aftësi të buta dhe digjitale të shekullit 21.

Zyrtari i Lartë i Qendrës për Zhvillim të Karrierës në UIBM, Alban Fazliu, ka falënderuar përfaqësuesit e LIMAK që kanë përfshi dhe UIBM në këtë projekt.