U mbajt sesioni informues për trajnimet IT Essentials dhe Soft Skills
Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e trajnimeve IT Essentials dhe Soft Skills, Prishtina REA në bashkëpunim me Qendrën për Inovacion dhe Ndërmarrësi në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, kanë mbajtur të enjten një sesion informues me studentët e UIBM. Gjatë sesionit janë dhënë informata të detajuara për organizimin, aplikimin dhe përmbajtjen e trajnimeve.
Trajnimet do të mbahen me prezencë fizike, janë falas dhe do të zgjasin 5 muaj. Afati i fundit për aplikim është data 25.03.2022. Këto trajnime në kuadër të Programit Youth Online and Upward (YOU) – KODE Project, implementohen nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështeten nga Banka Botërore.
Për më tepër informata dhe për aplikim, të interesuarit të hapin këtë link: https://prishtina-rea.net/it-essentials/?fbclid=IwAR0xNm-x1WP8BF0a1SVetOuerff9S8PzaN7GJMQfktOC6hNpIZNMGyx106Y