Qatek1

U mbajt simpoziumi Praktika pedagogjike në programet e përgatitjes së mësimdhënësve: Sfida dhe Perspektiva në kuadër të projektit QATEK

Në ambientet e fakultetit të Edukimit, është zhvilluar simpoziumi për praktikën pedagogjike si komponentë tejet e rëndësishme në përgatitjen e mësimdhënësve të arsimit fillor. Në këtë simpozium morën pjesë staf akademik nga fakultetet e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Gjakovës, Universitetit të Gjilanit dhe Universitetit të Prizrenit. Në emër të koordinatorit të projektit QATEK nga fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, simpoziumi u përshëndet nga prof. Fjolla Kacaniku.

Simpoziumi i fasilituar nga Prof. Albana Sadiku, u karakterizua nga diskutimet e frytshme të  fokusuara në përmbajtjet e syllabusëve të lëndëve që përmbajnë praktikën pedagogjike, në ndryshimet që po ndodhin në këto përmbajtje, në mënyrat e organizimit dhe zbatimit të praktikës pedagogjike, në sfidat që studentët dhe mësimdhënësit mentorë të shkollave fillore po hasin gjatë periudhë së praktikës pedagogjike, në dokumentet që shoqërojnë zbatimim me efikasitet të kësaj praktike-doracaku si dhe në propozoimet e rekomandimet për përmirësime të mundshme. Rishikimi i doracakut të mësimit praktik me sygjerime konstruktive dhe krijimi i një trupe me anëtarë nga të gjitha  fakultetet e Edukimit në Universitetet vendore,  ishin propozimet për hapat e tjerë, të cilat do të shqyrtohen edhe më tej në takimin e  radhës për këtë temë.

Kolegët pjesëmarrës vizituan edhe ambientet, laboratorët, sallat e mësimit, kabinetet e stafit si dhe ambientet e jashme të Universitetit ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë.

Ky simpozium është i pari në serinë e simpoziumeve që fakultetet e Edukimit në Universitetet vendore po zhvillojnë në kuadër të aktiviteteve në projektin ERASMUS+ QATEK – Quality Oriented Teacher Education in Kosovo.  Simpoziumi i radhës  do të zhvillohet në fakultetin e Edukimit të Universitetit Kadri Zeka në Gjilan, në muajin prill 2023.

Qatek3