Picture1

U mbajt takimi virtual me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditimin e programeve të studimit në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore

Në kuadër të procesit për riakreditimin e programeve të studimeve në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Mitrovicë, janë mbajtur takimet virtuale me ekspertët ndërkombëtarë për programin “Teknologji” në nivelin Master dhe për programin, “Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore Ushqimore” në nivelin Bachelor. Takimi është përcjellur edhe nga zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në cilësinë e vëzhguesit.