U mbajt trajnimi për Planifikim dhe Projektim në Miniera nga kompania NetCAD Mining Solutions
Në bashkëpunim me Fakultetin e Gjeoshkencave dhe kompaninë NetCAD Mining Solutions është mbajtur trajnimi 3 ditor (23.11.2022 – 25.11.2022) për aplikueshmërinë e programit në fushën e Planifikimit dhe Projektimit Minerar. Trajnimi është udhëhequr nga eksperti i kompanisë së NetCAD, Emre Gokyer.
Profesori Gzim Ibishi, tha se qëllimi i trajnimit është t’iu mundësoj stafit akademik të kenë çasje bashkëkohore në fushën e Planifikimit dhe Projektimit. Vlenë të thekësohet se falë bashkëpunimit të arritur në mes të Universiteti Isa Boletini në Mitrovicë dhe Universitetit “Zonguldak Bulent Ecevit University” në Turqi, është mundësuar përmes personelit akademik nga Turqia që edhe Fakulteti i Gjeoshkencave të pajiset me licensë të plotë mbi përdorimin dhe aplikimin e programit NetCAD (Academic License Package) në kuadër të projekteve hulumtuese në Kosovë.
Në trajnim kanë marrë pjesë; Prof. Asoc. Dr. Muhamedin Hetemi., Prof. Asoc. Dr. Kemajl Zeqiri,, Prof. Ass. Dr. Gzim Ibishi,, Ass. Msc. Ujmir Uka PhD Cand., dhe Ass. Msc. Ariana Sadiku.