Trajnimi

U mbajt tryeza me temë: “E ardhmja e Inteligjencës Artificiale në Arsimin e Lartë”

Organizuar nga Zyra Erasmus+ dhe Ekspertët për Reforma në Arsimin e Lartë , u mbajt të enjten në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) tryeza me temën “E ardhmja e Inteligjencës Artificiale në Arsmin e Lartë”. Para të pranishmëve, prof. dr. Blerim Rexha, foli për “Sfidat e përdorimit të AI në arsimin e lartë dhe hulumtimeve shkencore”.

Të pranishmit i kanë përshëndetur fillimisht prorektorja për Buxhet dhe Financa në UIBM, prof.asoc.dr. Ajtene Avdullahi dhe koordinatorja e Erasmus+, Mimika Dobroshi. Prorektorja Avdullahi ka falënderuar Zyrën e Erasmus+ për mbështetjen e vazhdueshme për UIBM.

Në  tryezë, përveç prorektorëve të UIBM, ishin edhe dekanët, një numër mësimdhënësish si dhe përfaqësues të studentëve. Ata u bënë pjesë e diskutimeve për temën kyqe në tryezë, duke pasur parasysh rëndësinë e IA në arsimin e lartë dhe hulumtimet shkencore.