
U mbajt Tryeza Shkencore (online) me rastin e 17 – vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës
Organizuar nga Fakulteti Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), u mbajt të enjten një Tryezë Shkencore (online) me rastin e 17 – vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës (17 Shkurt 2008). Pjesë e kësaj tryeze shkencore të moderuar nga profesori i Fakultetit Juridik në UIBM, prof.ass.dr. Zahir Çerkini, ishin drejtues të UIBM, profesorë dhe mysafirë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë.
Pas përshëndetjes nga rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, ka folur dekani i Fakultetit Juridik në UMIB, prof.asoc.dr. Islam Qerimi, i cili ka falënderuar pjesëmarrësit që janë bërë pjesë e kësaj punëtorie. Mandej kanë diskutuar me radhë: Prof.dr. Irma Baraku, dekane e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkodrës, prof.dr. Bartolomej Zapala, ekspert i Komisionit Evropian, prof.dr. hab. Marta Witkowska nga Fakulteti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Varshavës, prof.dr. Konrad Pavlovski, nga Universiteti “Maria Curi” në Poloni, prof..dr. Renata Mienkowska, nga Komisioni Evropian dhe prof.ass.dr. Zahir Çerkini nga Fakulteti Juridik në UIBM.
Panelistët kanë trajtuar aspekte të ndryshme që ndërlidhen me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë segmente të caktuara të ligjeve ndërkombëtare, përfshirjen dhe qasjen e mekanizmave ndërkombëtarë dhe shteteve veç e veç.