U mbajt webinar me temën “VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS NGA SEKTORI I MINIERAVE NË KANADA”
Në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit të Gjeoshkencave, përkatësisht Departamentit të Xehetarisë me Universitetin Calgary – Kanada dhe ambasadën Kandeze, u mbajt Webinar lidhur me vlerësimin e ndikimit në mjeds të aktiviteteve minerare.
Vec, profesorëve dhe studentëve të FGJ-së, në këtë takim morrën pjesë edhe perfaqësues tjerë nga institucionet minerare: Ministria e Ekonomisë, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minierale, Shërbimi Gjeologjik, Trepca, KEK si dhe perfaqësues të kompanive private minerare.
Ky takim u moderua nga znj. Syntia Dodig (Komisionere për Tregti, Ambasada Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë), e cila potencoi rendësinë e këtij takimi dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për zhvillimin e sektorit minerar në Kosovë. Kurse, prof. Kemajl Zeqiri (FGJ), gjatë fjalës së tij, theksoi rëndesinë që ka shkëmbimi i përvojave në mes të Universitetit Calgary dhe Fakuletit të Gjeoshkencave, jo vetëm në aspektin akademik por edhe në zhvillimin e qëndrueshëm të industriesë minerare.
Zv. Ministri i Ekonomisë z. Mentor Arifaj, në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi organizatorët e këtij takimi, duke e vlerësuar takimin të rendesisë së veqantë për zhvillimin e industrisë minerare në përputhje me parimet miqësore ndaj mjedisit.
Në fund të takimit Dekani i FGj-së, falënderoi organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar se FGJ do të punoj në thellimin e bashkëpunimit me institucionet relevante, në funksion të zhvillimit të përbashkët.