U mbajtën takimet me ekspertët ndërkombëtarë në kuadër të procesit për riakreditim institucional të UIBM
Në kuadër të procesit të riakreditimit institucional, të enjten në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UMIB) janë mbajtur takimet me ekspertët ndërkombëtarë: Prof. dr. Melita Kovacevic, Prof. dr. Peter Parycek dhe Mr. Horia Serban Onita, student. Të pranishëm gjatë takimeve me grupet e ndryshme në UMIB ishin edhe zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) të udhëhequr nga drejtori, Naim Gashi.
Grupi i ekspertëve ndërkombëtarë, zhvilluan takime me grupe të ndara, duke nisur nga menaxhmenti, grupi për cilësi, dekanët, stafi akademik, studentët, të diplomuarit dhe biznesi. Gjithashtu ata vizituan edhe kampusin universitar, për t’u njohur me kushtet e punës që ofrohen në UIBM.
Rektori i UMIB-it, prof.d.Alush Musaj, tha se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë dhe vlerësoi organizimin e bërë për këtë proces nga AKA-ja. Ai theksoi se në UIBM ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm sa i përket procesit të riakreditimit institucional, për çka falënderoi të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar.