U ndanë grantet për biznes-planet më të mira
Në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja, “Fuqizimi i të rinjve dhe grave ndërmarrëse” dhe të implementuar nga “Caritas Kosova” dhe Qendra për Inovacion dhe Ndërmarrësi (IECM) në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), të premten janë ndarë grantet për përfituesit e biznes-planeve më të mira. Përzgjedhja e tyre është bërë nga një komision i përbashkët i “Caritas Kosova” dhe IECM-së.
Ndryshe në kuadër të këtij projekti, një numër i konsiderueshëm i të rinjve dhe grave ndërmarrëse, janë trajnuar dhe përgatitur për planet e tyre të biznesit. Si rrjedhojë, projekti është vlerësuar jashtëzakonisht i suksesshëm nga të gjithë.
Drejtori i IEMC-së, Besart Hajrizi, tha se bashkëpunimi që kanë pasur me “Caritas Kosova” është treguar shumë i frytshëm. “Jemi shumë të motivuar me suksesin e këtij projekti dhe presim që edhe në të ardhmen të vazhdohet me projekte të tjera në të mirë të ndërmarrësve të rinj në rajon dhe më gjerë”, tha ai.