U organizua Konferenca e 16-të Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “ARSIMI DHE KULTURA NË SHOQËRIN BASHKËKOHORE”
Me datë 5 dhe 6 nëntor 2021 në Universitetin “Fan S. Noli” të Korcës u organizua Konferenca e 16-të Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “ARSIMI DHE KULTURA NË SHOQËRIN BASHKËKOHORE”. Organizator të konferencës ishin më shumë se dhjetë institucione vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë si bashkë-organizator.
Në këtë konferencë janë prezantuar 210 punime, me 310 autor, ko-autor dhe kontributdhënës nga 23 shtete të botës. Konferenca punimet e veta I ka zhvilluar në 15 sesione tematike dhe 27 sesione prezantuese. Paralel me punimet e konferencës u zhvilluan edhe sesione plenare dhe sesione special. Në konferencë ishin edhe dy folës kryesor nga Izraeli dhe Mbretria e Bashkuar.
Punimet e konferencës i përshëndeten Kryetari I Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skender Gjinushi, Rektori i Universitetit “Fan S. Noli” të Korcës dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, pjesëmarrsit i përshëndeti Dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Ass. Dr. Besim Gollopeni.
Po ashtu, siq e donë tradita tëshmë, 364 ditë përpara caktohet dhe merr stafetën institucioni pasues në të cilin do të organizohet konferenca e radhes. Pra, në vitin tjetër u vendos që konferenca të organizohet në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.