U organizua trajnimi “Vëzhgimi dhe Vlerësimi i të nxënit”, në Fakultetin e Edukimit
Me datë 23.03.2022 në Fakultetin e Edukimit, UIBM u organizua trajnimi “Vëzhgimi dhe Vlerësimi i të nxënit”, nga Caritasi Zvicrran dhe trajnerët e Institutit Pedagogjik të Kosovës. Kjo punëtori sikurse edhe disa të tjera të realizuara me parë, është mundësuar falë bashkëpunimit që kemi me institucionet e lartëpërmendura. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Edukimit.