U përurua Stacioni Hidrometerologjik në hapësirat e UIBM
Në kampusin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u përurua Stacioni Automatik Hidrometerologjik dhe 3 matës automatikë në pronësi të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës. Në përurim përveç rektorit të UIBM, prof.dr. Alush Musaj ishte i pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu si dhe drejtues dhe zyrtarë të insitucioneve qendrore dhe lokale.
Realizimi i projektit është mundësuar nëpëmjet bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe UNDP Kosovo. Këto pajisje do të mundësojnë përpunimin e të dhënave në kohë reale dhe do të luajnë një rol jetik në ndërtimin e modeleve më të sakta të parashikimit të klimës, duke parashikuar më mirë ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe thatësirat.
Rektori Musaj, tha se studentët e UIBM do të kenë qasje në këto pajisje për realizimin e punës praktike.