U promovua libri “Vargje nëpër kohë” i autorit, Zeqir Kurti
Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u promovua të shtunën vëllimi me poezi “Vargje nëpër kohë”, i autorit, Zeqir Kurti. Të pranishëm në këtë ngjarje kulturore ishin mysafirë të shumtë, dashamirë të librit dhe miq të autorit.
Në emër të UIBM, mirëseardhje ju ka uruar drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari. Ai e ka përgëzuar autorin për librin dhe e ka falënderuar që ka zgjedhur UIBM për organizimin e promovimit.
Për librin ka folur fillimisht redaktori, Zymer Mehani, i cili tha se motivet e poezisë së autorit janë atdheu, vendlindja, familja etj. Nga një fjalë e kanë mbajtur edhe recensentët: Bajram Muharremi e Hysen Ibrahimi.
Autori i librit “Vargje nëpër kohë”, Zeqir Kurti jeton në Suedi, ndërsa ky është libri i tij i parë.