IMG 6857

U realizua punëtoria “Teknikat e Vetë-Kujdesit për Edukatoret si Model Efektiv për Fëmijët” në kuadër të projektit TAKE

Me datë 08.04.2025, Ass Arbesa Uka ka realizuar me sukses punëtorinë “Teknikat e Vetë-Kujdesit për Edukatoret si Model Efektiv për Fëmijët” në kuadër të projektit TAKE, me edukatoret e çerdhes “Foleja 1” në Vushtrri. Kjo punëtori kishte një karakter të theksuar praktik, duke ofruar mundësinë që edukatoret të praktikojnë teknikat e vetë-kujdesit dhe të kuptojnë rëndësinë e efektivitetit të tyre, si dhe ndikimin e modelit që ato ofrojnë për fëmijët.

Punëtoria përfshiu një gamë temash të rëndësishme, duke përfshirë menaxhimin e stresit dhe njohjen e emërtimin e emocioneve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të praktikojnë dhe zbatojnë një sërë teknikash që ndihmojnë në ruajtjen e qetësisë dhe menaxhimin e stresit në mjedisin arsimor. Disa nga teknikat e përdorura gjatë punëtorisë përfshinin:

– Frymëmarrja e thellë diafragmatike: Edukatoret mësuan si të përdorin frymëmarrjen për të qetësuar trupin dhe mendjen gjatë situatave stresuese. Kjo teknikë e thjeshtë ndihmon në përmirësimin e vetëkontrollit dhe ndihmon në mbajtjen e qetësisë kur ndodhen përballë situatave të tensionuara.

– Përdorimi i ndërprerjeve të shkurtra për relaksim: Aktivitetet si ushtrimi “5-4-3-2-1” ndihmojnë edukatoret të rifitojnë qetësinë dhe të reduktojnë nivelet e ankthit.

– Teknikat imagjinare: Edukatoret u udhëhoqën në ushtrime imagjinative, të cilat ndihmojnë në qetësimin emocional dhe në krijimin e një ndjenje relaksimi të thellë. Këto teknika mund të përdoren në situata tensionuese për të rikthyer ekuilibrin emocional.

– Mindfulness: Praktikat e ndërgjegjësimit (mindfulness) ishin një tjetër pjesë e rëndësishme e punëtorisë, duke ndihmuar edukatorët të mbajnë fokusin dhe qetësinë edhe në momente tensioni. Praktikimi i mindfulness ndihmon në ruajtjen e mirëqenies mendore dhe emocionale, duke krijuar një atmosferë më të qetë dhe më produktive për edukatorët dhe fëmijët.

Këto teknika jo vetëm që ndihmojnë edukatorët të menaxhojnë emocionet dhe stresin e tyre, por gjithashtu ofrojnë mundësinë për të qenë modele efektive për fëmijët, duke promovuar zhvillimin e tyre emocional dhe mësimdhënien në një mjedis pozitiv. Në përfundim, dëshirojmë të falenderojmë edukatoret dhe menaxhmentin e çerdhes “Foleja 1” për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin e tyre në realizimin e kësaj punëtorie.

 

 

IMG 6857
IMG_6857
IMG_6876
IMG_6854
IMG_6861
IMG_6848
IMG_6892
IMG_6891
IMG_6889
IMG_6896
IMG_6900
IMG 6857IMG 6876IMG 6854IMG 6861IMG 6848IMG 6892IMG 6891IMG 6889IMG 6896IMG 6900