U themelua asociacioni “Alumni”
Është themeluar të mërkurën asociacioni “Alumni” i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Në takimin e bordit të “Alumnit” ishte i pranishëm edhe rektori, Alush Musaj, i cili e ka vlerësuar këtë si një moment të rëndësishëm për Universitetin.
Sipas tij, “Alumni” do të ndihmoj në lidhjen e të gjitha gjeneratave të studentëve, për të krijuar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe krijimin e lidhjeve në mes studentëve, profesorëve të fakulteteve përkatëse dhe bashkësisë më të gjërë akademike. “”Alumni” do të promovojë ekzistencën, punën dhe domethënien e asociacionit”, tha ai.
Ndryshe parashihet që “Alumni” të krijojë bazën e të diplomuarve dhe të dhënat e tyre për të bërë të mundur depërtimin e tyre në tregun e punës, mandej të organizoj ngjarje, seminare, konferenca profesionale dhe të bëjë avansimin profesional të të diplomuarve.
Në takim u tha se parashihet që “Alumni” të përforcojë reputacionin e Universitetit me përforcimin e reputacionit të të diplomuarve si dhe të zhvilloj bashkëpunimin e universitetit me ndërmarrje dhe institucione në të cilat janë të angazhuar ish-studentët.
Poashtu u potencua se “Alumni”, do të ndihmoj në shkëmbimin shkencor dhe profesional ndërkombëtar përmes vendosjes së relacioneve me asociacionet në rajon dhe më gjerë, si dhe të ndihmoj në avancimin e njohurive akademike sipas kërkesave të tregut.
Bordi i “Alumnit” do të përbëhet nga: Milaim Mehmeti, kryetar. Ajtene Avdullahu, anëtare, Besë Sadikaj, anëtare, Shahin Gashi, anëtar dhe Shpat Musliu, anëtar.