U themelua Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit Ekonomik, pranë Universitetit “Isa BOLETINI”, në Mitrovicë
Fakulteti Ekonomik, në kuadër të UMIB, ka mbajtur takim me përfaqësues të bizneseve dhe industrisë, me të cilët tashmë ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me interes të dyanshëm.
Në njërën anë, studentët do të kenë mundësinë që të jenë sa më afër biznesit, ku njohuritë teorike të nxëna në Fakultet – Universitet, do të mund t’i konkretizojnë në mënyrë praktike drejtpërdrejtë në biznese, ndërsa, në anën tjetër, bizneset do të kenë mundësinë e identifikimit të stafit të ri potencial, nga akademia, por edhe t’i adresoj kërkesat e veta në pregaditje të kuadrit adekuat konform kërkesave të biznesit.
Në këtë takim konsultativ, ka rrjedhë iniciativa për themelimin e Trupit Këshillues në kuadër të njësisë, si një trup i rëndësishëm me karakter këshilldhënës, që forcon komunikimin mes nivelit akademik dhe atij biznesor.
Nga të gjithë të pranishmit, në mënyrë unanime u zgjodh Trupi Këshilldhënës, në këtë përbërje:
z. Behxhet NIMANI, menaxher në kompaninë “TREPCA”, sh.a.;
z-sha, Vesa BROJA, bashkëpronare në nd. “BROJA – MARKET”;
z. Luan MEHMETI, pronar në nd. ‘’KONTABILISTI ‘’;
z. Nehat BERISHA, menaxher në nd. “ART GAZI- digital printing’’, si dhe
z. Arbër EMINI, menaxher në nd. ‘’MITRO-PLAST’’;
Ndërsa, sipas pozitës zyrtare, pjesë e këtij trupi janë:
Prof. Asoc. Dr. Qazim TMAVA, dekan, si dhe
Prof. Asoc. Dr. Bashkim BELLAQA, prodekan.
Me këtë rast përfaqësuesit e bizneseve e kanë zgjedhur kryetaren e Trupit Këshillënës, z-shën Vesa BROJA, ndërsa nënkryetar, z. Luan MEHMETI. Sekretar u zgjodh Arif KRASNIQI, PhD(s).
“Një praktikë e tillë e bashkëpunimit akademi-biznes, krijon një sinergji të re, e cila ka rezultuar si shumë e suksesshme edhe në universitetet me të zhvilluara në Evropë por edhe gjetiu”- tha mes tjerash, dekani i Fakultetit, z. Tmava, me c’rast falënderoi përfaqësuesit e bizneseve edhe për gadishmërinë në zhvillimin e përbashkët të programeve të reja, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe u zotua se bizneset, përherë do të jenë të kyçura në proceset akademike dhe zhvillimore të Fakultetit Ekonomik, si pjesë integrale e UIBM.