U themelua Trupi Këshillëdhënës i FIMK
Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK), ka marrë vendim që të themelojë Trupin Këshillëdhënës për këtë njësi akademike. Kjo trupë përveç menaxhmentit të njësisë akademike ka në përbëje edhe përfaqësues nga institucionet tjera si dhe bota e biznesit.
Në ditët në vazhdim do të mbahet mbledhja konstituive, ku do të zgjedhet kryetari dhe organet tjera drejtuese. Në këtë kontekst, përbërja mund të pasurohet edhe më anëtarë të rinj.
Dekani i FIMK, prof.asoc.dr. Faton Mervoci, theksoi se kjo trupë do të jetë një mekanizëm mbështetës për fakultetin, për përshtatjen e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës etj.