U themelua Trupi Këshillëdhënës në Fakultetin Juridik
Dekani i Fakultetit Juridik, prof. asoc. dr. Islam Qerimi më dt. 22.11.2023, organizoi mbledhjen konstituive të Trupit Këshillëdhënës të këtij Fakulteti. Ai, në mbështetje të nenit 68, par. 1. Pika 1.3. të Statutit të Universitetit “Isa Boletini“ në Mitrovicë, dhe nenit 2 par. 4, si dhe nenit 3. Par. 3 të Rregullores për themelimin dhe mënyrën e funksionimit të Trupit Këshillëdhënës të Njësive Akademike të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, organizoi mbledhjen konstituive të Trupit Këshillëdhënës për Fakultetin Juridik.
Anëtarët pjesëmarrës të këtij takimi votuan që për mandatin katër vjeçar kryetar i këtij Trupi Këshillëdhënës të zgjedhet zt. Shpëtim Peci i cili ushtron funksionin e Prokurorit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Pas konstituimit të Trupit Këshillëdhënës dhe zgjedhjes së kryetarit Peci, Këshilli propozoi që i njëjti Trup të shtohet edhe me prodekanin e posazgjedhur të Fakultetit Juridik, për cilësi dhe marrëdhënie ndërkombëtare, prof.ass.dr. Arbnor Ajeti. Për zgjedhjen e tij, dekani u vendos ta informon këshillin e njësisë akademike.
Këtij konstiutimi i kanë paraprirë dy vendimet e Këshillit të Fakultetit Juridik të cilat për objekt miratimi kishin propozimet e dekanit për përbërjen e këtij Trupi Këshillëdhënës. Andaj, në mbështetje të nenit 72 të Statutit te Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, dhe nenit 2, paragr. 2 dhe 3 te Rregullores për themelimin dhe mënyrën e funksionimit të Trupit Këshillëdhënës të Njësive Akademike të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Këshilli i Fakultetit Juridik kishte marrë vendim në mbledhjen e mbajtur më 04.09.2023, nr. Prot. 145, dhe me vendimin mbi ndryshim/plotësimin, në mbledhjen e mbajtur më 19.09.2023 me nr. Prot. 151, për formimin e Trupit Këshillëdhënës në Fakultetin Juridik, me këtë përbërje:
– Vesel Ismajli – Gjyqtar (Departamenti Special) në Gjykatën Themelore në Prishtinë;
– Fatmir Behrami – Prokuror (Departamenti për të Mitur) në Prokurorinë Themelore në Prishtine;
– Kushtrim Shyti – Gjyqtar (Departamenti për Krime të Rënda) ne Gjykatën Themelore në Prishtinë;
– Shpëtim Peci – Prokuror (Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës);
– Nebih Halili – Shërbimi Korrektues i Kosovës /Ministria e Drejtësisë;
– Besim Parduzi – avokat (Oda e Avokatëve të Kosovës);
– Prof. Asoc. Dr. Islam Qerimi,- Dekan i FJ – UIBM;
– Prof. Ass. Dr. Përparim Gruda – Prodekan për mësim dhe çështje akademike i FJ – UIBM;
– Prof. Ass. Dr. Zahir Çerkini – Profesor i FJ – UIBM;
– Asistent Milaim Mehmeti, PhD(c) Fakulteti Ekonomik i UIBM;
– Ganimete Xhelili, Kryetare e Odes së Ndërmjetësuesve të Kosovës.
– Prof. Ass. Dr. Arbnor Ajeti – Prodekan për cilësi dhe marrëdhënie ndërkombëtare i FJ – UIBM.