KD

U zgjodhën edhe dy prorektorë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Këshilli Drejtues (KD) ka zgjedhur të martën edhe dy prorektorë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), sipas propozimit të rektores, prof.dr. Nurten Deva.  Në mbledhje kanë qenë të pranishëm shtatë anëtarë të KD-së, ndërsa në votim kanë marrë pjesë pesë anëtarë.

Me nga katër vota pro, prorektorë janë zgjedhur: Prof.asoc.dr. Muharrem Zabeli, prorektor për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve dhe Prof.asoc.d. Sabri Avdullahi, prorektor për  Zhvillim Akademik dhe Cilësi. Në një mbledhje tjetër të KD-së të mbajtur më 14.05.2024, janë zgjedhur edhe tre prorektorë të tjerë dhe tash UIBM ka gjithsej 5 prorektorë.