U zgjodhën prorektorët e rinj në Universitetin “Isa Boletini”
Me propozim të rektorit, prof.dr.Alush Musaj, Këshilli Drejtues i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka votuar dhe zgjedhur prorektorët e rinj në mbledhjen e mbajtur më 21 tetor 2019.
Në mandatin katërvjeçar prorektore për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, është zgjedhur, prof. ass. dr. Merita Shala, prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Cilësisë, prof. dr. Behxhet Shala dhe prorektore për Buxhet dhe Financa, prof.ass. dr. Ajtene Avdullahi.