U zhvillua takimi prezantues i projektit “Improving University Quality Assurance Resilient Strategies Toward Excellence” (QA-SURE)
Më 15-16 janar, u zhvillua takimi prezantues i projektit “Improving University Quality Assurance Resilient Strategies Toward Excellence” (QA – Sure). Partnerët e konsorciumit janë Universiteti Luarasi, Universiteti Polis, Universiteti “Isa Boletini”-Mitrovicë, IBCM – International Business College Mitrovica, South East European University (SEEU), Mednarodna fakulteta za družbene in poslovne študije – MFDPŠ dhe Western Balkans University si lider i projektit.
Gjatë një takimi në Universitetin e Ballkanit Perëndimor, u prezantuan universitetet pjesëmarrëse dhe u diskutuan hapat e mëpasshëm të projektit. Prezantimi kishte për qëllim të jepte një pasqyrë të universiteteve pjesëmarrëse dhe rolet e tyre në projekt, ndërsa diskutimi u fokusua në hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren drejt përfundimit të suksesshëm të projektit.
Ky projekt synon të përmirësojë praktikat e sigurimit të cilësisë brenda sektorit akademik, duke bashkuar shumë universitete nga vende të ndryshme për të bashkëpunuar dhe ndarë njohuritë dhe ekspertizën e tyre mbi këtë temë. Projekti është bërë i mundur përmes bashkëfinancimit nga Bashkimi Evropian, i cili demonstron përkushtimin e tij për të mbështetur iniciativat që promovojnë përsosmërinë arsimore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Duke punuar së bashku, këto universitete mund të identifikojnë praktikat më të mira, të eksplorojnë ide të reja dhe të zhvillojnë zgjidhje inovative përmes të cilave do të përfitojnë studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universiteteve.