U zhvilluan takimet virtuale me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditimin e programit Biznes dhe Menaxhment në Fakultetin Ekonomik
Në kuadër të procesit të riakreditimit të programeve, kanë filluar të martën takimet e grupeve profesionale të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini” me ekspertët ndërkombëtarë. Për vitin akademik 2022 – 2023 Fakulteti Ekonomik aplikon me një program studimi: Biznes dhe Menaxhment, me specializime: 1. Banka, Financa dhe Kontabilitet dhe 2. Menaxhment dhe Ndërmarrësi.
Takimet me ekspertët ndërkombëtarë janë zhvilluar online dhe janë monitoruar nga zyrtarët e Agjencionit të Kosovës për Akreditim (AKA). Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.dr. Qazim Tmava, tha se procesi po shkon mirë fal përgatitjeve që janë bërë me kohë.