Udhëheqësit e projektit HERAS vizituan UMIB-in
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UMIB), Alush Musaj, ka pritur në takim udhëheqësin e projektit“Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë” (HERAS), Aqim Emurli, me të cilin ka diskutuar për ecurinë dhe përfitimet e universitetit nga ky projekt. Në takim u vlerësua se është bërë një punë e mirë për universitetet në kuadër të këtij projekti.
Rektori Musaj, e falënderoi udhëheqësin e HERAS për mbështetjen e deritashme dhe gatishmërinë për të ndihmuar UMIB-in në të gjitha segmentet që ka nevojë. “Jemi shumë mirënjohës për punën që është bërë në kuadër të projektit HERAS dhe shpresojmë që kjo të vazhdoj edhe më tutje”, tha ai.
Në anën tjetër, udhëheqësi i projektit HERAS, Aqim Emurli, vlerësoi qasjen e drejtuesve të UMIB-it. “Jemi të inkurajuar me përkushtimin tuaj dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe sa i përket përmbushjes së kritereve për akreditim institucional”.
Ndryshe, projekti HERAS financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim- ADA, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës. Projekti që është një përfundim ka kontribuuar në zhvillimin e arsimit të lartë, stimulimit të punës kërkimore- shkencore brenda universiteteve për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit.