UIBM anëtarësohet në “Danube Rectors Conference” (DRC)
Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është bërë pjesë e “Danube Rectors’ Conference( DRC)”. Anëtarësimi në këtë asociacion është bërë gjatë konferencës që po mbahet në “Universitat fur Weiterbildung”, në Krems të Austrisë, ku po marrin pjesë edhe rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva dhe prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi.
Rektorja Deva, tha se ky është edhe një lajm i mirë për UIBM në vazhdën e projekteve dhe angazhimit në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ndërsa, prorektorja Bekteshi, theksoi se anëtarësimi në DRC hap mundësi për rritjen e bashkëpunimit në zhvillimin e rajonit, me pjesëmarrje në projekte, mobilitete, shkolla verore, duke u fokusuar në çështjet siç janë digjitalizimi, agjenda e gjelbër, për një shoqëri të qëndrueshme.