Logojaa

UIBM del i dyti në kuadër të universiteteve publike në Rangimin Kombëtar të H-indeksit 2023 të Kosovës

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka dalur në vendin e dytë në kuadër të universiteteve publike në Rangimin Kombëtar të H-indeksit 2023 të Kosovës.  Është fjala për një renditje të pavarur ndërkombëtare që synon të vlerësojë produktivitetin shkencor të shkencëtarëve, grupeve kërkimore dhe organizatave në Kosovë bazuar në indeksin e konsoliduar Hirsch.

Renditja merr në konsideratë indeksin e përgjithshëm Hirsch të institucioneve shkencore, duke adresuar informacionin nga bazat e të dhënave dhe platformat shkenometrike si Scopus, Web of Science dhe Google Scholar. Bazuar në këto të dhëna, formohet treguesi kombëtar i renditjes H-indeks.

UIBM ka vite që del në vendin e dytë në kuadër të universiteteve publike edhe në ranglistën që publikohet nga Webometrix.