UIBM dhe Kolegji AAB koordinohen për projekte të përbashkëta
Me datë 02.06.2021, është zhvilluar takim pune midis Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Kolegjit AAB, me qëllim të jetësimit të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar muaj më parë. Në takim u diskutuan shumë tema më interes të përgjithshëm mirëpo, temat specifike ku u fokusua takimi dhe ku do të fokusohemi në javët dhe muajt në vazhdim janë: Koordinimi i një sesioni të përbashkët në kuadër të konferencës që do të zhvillohet në nëntor (2021) në Universitetin e Korçës, së bashku me Institutin Shqiptar të Sociologjisë (Tiranë) dhe institucionet të tjera partnere.
Në konferencën e radhës (ONLINE) që do të organizohet nga AAB, do të jetë partner i barabartë edhe Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë. U diskutua dhe u dakordua për dy ligjërata speciale për studentët e të dyja institucioneve që planifikohet të ndodhin shumë shpejtë dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.
Në takim pune pjesëmarrës nga Universiteti “Isa Boletini”, në Mitrovicë ishin: Prof. Dr. Behxhet Shala, prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime dhe Prof. Ass. Dr. Besim Gollopeni, dekan i Fakultetit të Edukimit ndërsa nga Kolegji AAB ishin Prof. Dr. Bujar Demjaha, rektor i Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr. Venera Llunji, prorektore për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Dr. Sc. Uranela Demaj, prorektore për Shkence dhe Hulumtime dhe Ilirjana Geci, drejtoreshë për Zhvillim të Projekteve ERASMUS+.