UIBM fitues i projektit në kuadër të EU4TECH PoC Western Balkans 2021
Projekti EU4TECH PoC WB https://eu4tech.eu/ ofron mbështetje të specializuar për 40 nga projektet më premtuese të bazuara në teknologji të zhvilluara brenda organizatave kërkimore publike dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nga Ballkani Perëndimor në ‘Proof of Concept Stage’.
Në thirrjet që ishin në Janar-Shkurt 2021, UIBM ka aplikuar me projektin “In-SITU Modeling and thermodynamic calculation of Ferro-Nickel alloys for top products”, bartës i të cilit është Phd. Kandidati Bastri Zeka, Asistent në Departamentin Materiale dhe Metalurgji ne fakultetin e Gjeoshkencave. Projekti është pranuar dhe tani gjendet në fazën e hartimit të planit të veprimit, për zhvillimin e këtij projekti.