Rektori

UIBM i bashkangjitet dhe mbështet aktivizmin shoqëror kundër dhunës ndaj grave

Kampanja vetëdijesuese dhe produkti me moton “Embëlso shpirtin, STOP DHUNËN” u mirëprit edhe nga Rektori i Universitetit “Isa Boletini”në Mitrovicë, Prof. Dr. Alush Musaj, i cili mbështetë iniciativën dhe aktivitetet të cilat janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe vetëdijesuese.

Ndërkohë, në bashkëpunim me IADK, Prorektorja për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë, Prof. ass. dr. Merita Shala, ofroi një ligjëratë për studentët e Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës për vetëdijesimin e tyre me temën: STOP dhunës me bazë gjinore.