Hei25

UIBM merr pjesë në përurimin e projektit “Interventimet në Arsimin e Lartë 2025 (HEI’25)”

Prorektorja për mësimdhënie, cështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë Prof. asoc. Merita Shala dhe fituesja e një prej granteve për mësimdhënie të mbështetur në punë hulumtuese, prof. dr. Zarife Bajraktari Gashi, morën pjesë në pritjen përuruese të projektit “Interventimet në Arsimin e Lartë 2025 (HEI’25)”.

HEI’25 financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me bashkëfinancim nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), si dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe nga Organizata për Rritje të  Cilësisë në Arsim (ORCA).

Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë, efikasitetit dhe konkurrencës së sektorit të arsimit të lartë, me qëllim të nxitjes së zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Pikësynimet e këtij projekti  të lidhura me krijimi i sistemit të renditjes së institucioneve publike të arsimit të lartë për nga performanca e tyre;  Përmirësimi i performancës së IAL publike përsa i përket parandalimit të shkeljeve akademike; Rritja e kapaciteteve të mësimdhënësve të rinj në IAL publike (asistentëve dhe doktorantëve të rinj) për të ushtruar mësimdhënie të bazuar në punë kërkimore, me theks në barazinë gjinore në punë shkencore-hulumtuese si dhe Rritja e demokracisë në IAL përmes aktivizmit studentor, gjithnjë sipas parimit të gjithëpërfshirjes dhe barazisë gjinore, krijojnë mundësi shumë të mira për UIBM,  studentët dhe stafin akademik për të përmbushur në mënyrë sa më cilësore angazhimet e tyre dhe përmes kësaj, për të rritur cilësinë në përgjithsi në Universitet.