UIBM pjesë e Panairit të Punës
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë është bërë pjesë e Panairit të Punës që u organizua të martën nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Mitrovicë. Një grup studentësh prezantuan UIBM në një stendë të veçantë në mesin e 29 kompanive sa morën pjesë në panair.
UMIB ka krijuar një traditë të mirë bashkëpunimi me institucione, organizata vendore dhe ndërkombëtare si dhe kompani të shumta private. Kjo ka ndikuar në rritjen e prestigjit të UIBM dhe gjithashtu edhe cilësisë së mësimit.