UIBM pjesë e punëtorisë së organizuar nga Universiteti i Talinit në Estoni
Në kuadër të aktiviteteve të projektit Erasmus + QATEK, rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Alush Musaj dhe prorektorja për Mësim, Çështje të Studentëve dhe Zhvillim të Cilësisë, prof. ass. dr. Merita Shala, po marrin pjesë në një punëtori të organizuar nga Universiteti i Talinit në Estoni. Pjesë e kësaj punëtorie janë edhe përfaqësues të universiteteve tjera në Kosovë.
Në këtë punëtori po trajtohen çështje të ndryshme me rëndësi që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë nëpër universitete. Ndër të tjera është biseduar për hierakinë e procesve vlerësuese dhe vetëvlerësuese, programet, kurrikulat etj.
Rektori Musaj, tha se kjo punëtori është një mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave ndërmjet universiteteve. “Aktivitete të këtilla gjithashtu shërbejnë për rritjen e bashkëpunimit me universitete të ndryshme”, tha ai.