UIBM renditet i dyti në kuadër të universiteteve publike nga “Kosovo National H-index Ranking 2024”
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është renditur në vendin e dytë në kuadër të universiteteve publike në ranglistën e “Kosovo National H-index Ranking” në matjen e fundit. Një një pozicion të tillë UIBM ishte edhe në vitin e kaluar. Renditja Kombëtare e Indeksit H të Kosovës është përditësuar në bazë të të dhënave të tremujorit të katërt të vitit 2024.
Ky përditësim gjithëpërfshirës përfshin renditjen e institucioneve kryesore kërkimore të vendit sipas rezultateve të tyre të indeksit Hirsch. Raporti gjithashtu paraqet renditjen e 1000 studiuesve më të mirë kosovarë, të vlerësuar sipas indekseve të tyre dhe në bazat e të dhënave Scopus dhe Google Scholar.
“Kosovo National National H-index Ranking” është një renditje e pavarur ndërkombëtare që synon të vlerësojë produktivitetin shkencor të shkencëtarëve, grupeve kërkimore dhe organizatave në Kosovë bazuar në H-indeksin e konsoliduar. Renditja merr parasysh H-indeksin e përgjithshëm të institucioneve shkencore të Kosovës, duke iu referuar informacioneve nga bazat e të dhënave dhe platformat: Scopus, Web of Science dhe Google Scholar.
Bazuar në këto të dhëna, formohet treguesi “National H-index Ranking” dhe pozicioni përkatës në renditje (pozicionet). UIBM në “Scopus” ka dalur i treti në nivel të universiteteve publike, në “Web of Science” i dyti, në “Google Scholar” i treti.