UIBM së bashku me konsulentin Prof. Rossi, pritën zyrtarë nga Këshilli Amerikan për edukim në Kosovë
Në kuadër të Fulbright Program Specialist, UIBM së bashku me konsulentin Prof. Rossi, pritën zyrtarë nga Këshilli Amerikan për edukim në Kosovë, të cilëve iu printe përfaqësuesi i Këshillit, Z. Gjeni Shporta. në UIBM – FGJ po qëndron konsulenti Prof. Mario Rossi, Në kuadër të këtij aktiviteti, Falënderuam Këshillin Amerikan për përkrahjen e vazhdueshme, dhe në rastin konkret për përkrahjen përmes konsulentit në kuadër të Programit Fulbright, i cili së bashku me stafin akademik të FGJ po shqyrton disa nga programet e studimit.
Nga përfaqësuesit e Këshillit Amerikan u njoftuam për thirrjet ekzistuese dhe ato të planifikuara, dhe po ashtu shprehen gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.
Prof. Rossi i njoftoj për angazhimet e tij të deritanishme në kuadër të projektit, synimet, dhe mundësit e bashkëpunimit me universitete amerikane të fushës.
Në fund ne shprehëm interesin dhe gatishmërinë që të gjejmë mënyra për ta rritur edhe më tej bashkëpunimin në kuadër të programeve të ndryshme që ofrohen nga Këshilli Amerikan për Edukim në Kosovë.